SHISH kërkon te punësojë agjentë, kushtet: Të dini anglisht dhe kompjuterin

140
0

Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon punonjës, agjentë në terren. Në faqen zyrtare, SHISH ka publikuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar. Të interesuarit duhet të paraqiten pranë njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e kërkuara.

NJOFTIMI I PLOTE

Shërbimi Informativ i Shtetit kërkon të punësojë shtetas, të cilët pas konkurrimit do t’ i nënshtrohen dhe një trajnimi.

Nevojat e SHISH janë fokusuar në:

– Inspektorë në SHISH, të gatshëm për të punuar në terren dhe jashtë vendbanimit.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e poshtëshënuara:

– Të jenë shtetas shqiptar;

– Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të kenë mbaruar arsimin e lartë;

– Të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi;

– Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, për të kryer detyrën;

– Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës.

Preferohen:

– Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, apo gjuhë të tjera;

– Të jenë deri në moshën 35-vjeç;

– Të kenë njohuri për programet bazë të kompjuterit;

Të interesuarit të paraqiten pranë Njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e mëposhtme:

– Kërkesë për punësim;

– CV, sipas modelit bashkëlidhur, të publikuar dhe në faqen zyrtare të SHISH;

– Fotokopje e kartës së identitetit, apo pasaportës;

– Certifikatë familjare;

– Raport mjeko-ligjor ;

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së arsimit përkatës dhe e listës së notave;

– Vërtetim nga Prokuroria e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga Gjykata e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga administrata shtetërore (në rastet kur kanë qenë të punësuar), që nuk janë larguar nga puna me masë disiplinore, për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës;

– Certifikata apo dëshmi për njohuri në gjuhët e huaja, kompjuter, si dhe certifikatë trajnimesh në sfera të tjera, (nëse kanë).

– Fotografi 4×6 (4 copë) dhe 9×12 (2 copë).

Dokumente të tjera plotësuese, nëse disponojnë:

  1. a) Vlerësim pune nga punëdhënësit e mëparshëm;
  2. b) Fotokopje të librezës së punës.