Çfarë po ndodh me Xhensilën dhe Besin? Aktori bën veprimin e papritur dhe ngre dyshime të forta per lidhjen e tyre

122
0

Kryefjala e mediave rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë pikërisht krisja në marrëdhënien e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut.

Disa ditë më parë lart e poshtë qarkulluan thashetheme se çifti po kalon disa momente aspak të këndshme në marrëdhënien e tyre, madje-madje u tha se këngëtarja kishte marrë vajzën e tyre, Ajkën, dhe ishte larguar nga banesa.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme “Prive” konfirmoi këto thashetheme dhe bënë me dije se Besi dhe Xhensila prej mujsh janë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre, mirëpo deri më tani nuk patëm asnjë reagim nga të zotët e punës.

Epo së fundmi, duhej veprimi i aktorit që të na bënte akoma dhe më lëmsh. Në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka fshirë fotot e fundit që kishte me Xhensilën duke ngritur akoma dhe më tepër dyshimet se gjërat nuk janë aspak mirë mes tyre.

A janë ndarë apo është thjesht një krizë kalimtare, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim reagimet e tyre.