Dyer të blinduara, beton dhe kamera, dalin foto nga ‘fortesa’ kështjellë e Ervis Martinajt

140
0

Një aksion i forcave FNSH dhe RENA u zhvillua ditën e sotme në banesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe.

Nga informacionet e marra janë të paktën 10 banesa që janë kontrolluar në kuadër të hetimit për fatin e Ervis Martinajt.

Siç shihet në foto, banesa e Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë.

Shtëpia rrethohet nga një mur i lartë i rrethuar me tela me gjemba, si dhe është e pajisur me kamera sigurie.

Duket se Martinaj i ka marrë me kohë masat për të qenë i sigurtë.