Certifikata të rreme mjekësore dhe rafik ilaçesh Itali-Shqipëri, te perfshire mjekë e biznesmenë. Sekuestrohen 500 mijë euro

88
0
Polizia e carabinieri di Bergamo, con la collaborazione della polizia albanese, stanno eseguendo stamani 8 misure cautelari emesse dalla Dda della Procura di Milano nei confronti di una banda composta da italiani e albanesi, con le accuse, a vario titolo, di associazione per delinquere a carattere transnazionale finalizzata al favoreggiamento dell'immigrazione clandestina, truffa ai danni del Sistema sanitario nazionale, corruzione, falso e traffico illecito di farmaci. Le misure cautelari e alcune perquisizioni sono coordinate da Eurojust, che ha costituito una Squadra investigativa comune sia sul territorio italiano, nelle province di Milano, Cremona e Monza e Brianza, sia in Albania. ANSA/POLIZIA EDITORIAL USE ONLY NO SALES

9 persona ranë në pranga në Itali të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal që kryente trafik ilaçesh me përmbajtje narkotikësh dhe mashtrim me dokumentacionin e nevojshëm për pacientë nga Shqipëria që merrnin trajtim si në kushte të emergjencës në vendin fqinj.

Përgjimet dhe vëzhgimet e Antimafias italiane treguan se të paktën në 82 raste, mjekët bashkëpunonin me grupin kriminal, në këmbim të parave dhe shërbimeve se ksuale duke lëshuar certifikata të rreme mjekësore që vërtetonin nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali.

Të njëjtët hetime dokumentuan marrje në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor Italian të barnave, për t’u shitur në Shqipëri në vlera shumë të larta, kryesisht për Covid-19.

Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri, ku janë vënë nën vëzhgim nga SPAK disa mjekë e biznesmenë, si të përfshirë në këtë aktivitet, i cili ishte i shtrirë mes Milanos dhe Shqipërisë.

SPAK tha se ka ushtruar kontroll në 11 zyra në QSUT e banesa, ku u gjetën dokumente italiane të nevojshme për hetimin, teksa Antimafia në Milano vuri në sekuestro 500 mijë euro dhe ilaçe që kapnin vlerën e 20 mijë eurove.