Kamerat e sigurisë filmojnë krijesën e çuditshme që vjen verdalle Kopshtit Zoologjik

365
0

Policia po kërkon ndihmë për identifikimin e një krijese të çuditshme dhe misterioze të kapur nga kamera vëzhguese e një kopshti zoologjik.

Qyteti i Amarillos po bën thirrje për ndihmë nga kushdo që mund t’i tregojë se çfarë është krijesa misterioze e kapur nga kamera në kopshtin zoologjik.

Sipas News Channel 10, kamerat e sigurisë në kopshtin zoologjik vunë re siluetën duke u endur brenda një gardhi rrethues në orën 1:25 të mëngjesit të 21 majit.

Stafi i kopshtit zoologjik zbuloi foton e çuditshme kur po kalonin imazhet e marra nga kamerat e tyre të sigurisë dhe shprehen se nuk e kanë idenë se çfarë ishte krijesa.

Në fakt, as zyrtarët e qytetit, të cilët ia kanë shpërndarë figurën e mistershme në publik me shpresën për t’iu afruar të vërtetës. Të gjithë kanë vendosur të qeshin pak me të.

Një nga sugjerimet më të përdorura ishte ‘një person i veshur me kostum’, shkruanin shumë njerëz, megjithëse lind pyetja se si u fut brenda në kopshtin zoologjik gjatë mesnatës dhe çfarë po bënte atje.