Çasti kur kanguri i vogël shpëtohet nga zjarret në Australi (Video)

1098
0

Nga zjarret e shumta në Australi që kanë mbërthyer mbarë vendin , ajo që është goditur më rëndë edhe bota e egër.

Nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar foto e video të ahumta kur disa kafshë janë shpëtuar mrekullisht. I tillë është edhe ky rast i një kanguri të sapolindur, që është shpëtuar nga një zjarrfikës vullnetar.

Australiani 24-vjeçar e ka njerrë nga flakët këtë kangur të vogël. Ai ka publikuar video nga momenti i shpëtimit, teksa apelon gjithashtu që të mblidhen fonde për këtë situatë të rëndë me të cilën po përballet Australia.

24-vjeçari është model dhe ka 100 mijë ndjekës në Instagram, ku dhe ka nisur online fushatën për mbledhjen e fondeve. Ai është angazhuar se bashku me vëllezërit e tij si zjarrfikës vullnetar për të luftuar me flakët e zjarrit.

Sipas mediave botërore, rreth 500 milionë kafshë kanë ngo rdhur nga zjarret shkatërruese, ndërsa disa specie rrezikojnë zhdukjen.