Caktohet data e finale e Big Brother VIP, a do pranojnë banorët?

86
0

“Big Brother Vip” do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri më 1 janar. Pikërisht të shtunën banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje.

“Vëllai i madh” ka vendosur ta shtyjë finalen deri në 18 shkurt dhe banorët do të pyeten nëse pranojnë ta vazhdojnë garën deri në këtë datë.

Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë? Mbetet për tu parë më 1 janar.