209 milionë lekë shpërblim, Qeveria hap “thesin”, cilët punonjës përfitojnë

258
0

209 000 000 lekë, do të shpërndahen si shpërblim për punonjësit e burgjeve. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave me rastin e ndërrimit të viteve.

Ky shpërblim mungonte për punonjësit e policisë së burgjeve që prej dy dekadash. Sipas VKM, janë 4.244 punonjës burgjesh të vendosur në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit në vend që do të përfitojnë 100% të pagës shpërblim, ndërsa drejtuesit 80%.

“’Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sistemi të burgjeve do të përballohen nga fondi për pagat e personelit të miratuar në buxhetin e vitit 2021, në programin ‘Sistemi i burgjeve’ si dhe nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2021, në vlerë 209 000 000 lekë.’- thuhet në vendim.