Bushati jep lajmin e mirë për shqiptarët, Greqia do të njohë patentat shqiptare..

529
0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se në javët në vijim do të bëhet njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit të automjeteve mes Shqipërisë dhe Greqisë

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët pas takimit me ministen e Jashtme, Marija Pejçinoviç Buriç, ministri theksoi se ky është një lajm i mirë për shqiptarët.

“Puna e përbashkët po vazhdon.Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile çka i kursen shqiptarëve 6.7 milione euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive. Njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona”, tha Bushati.

Ministri foli edhe për vizitë që pritet të realizojë shumë shpejt në vendin tonë, kryeministri grek Aleksis Cipras.