Vizat amerikane, këshillë e vlefshme nga Ambasada amerikane në Tiranë

570
0

Nëse keni aplikuar për një vizë turistike për në Amerikë, çdo të enjte mund të azhornoheni me zhvillimet më të fundit përmes ambasadës.

Konsulli bën me dije se nuk është e nevojshme që të shkoni orë të tëra para intervistës, por 10 – 15 minuta para saj.

” A e dini se duhet të paraqiteni në Ambasadë vetëm 10-15 minuta përpara kohës së caktuar për vizë? Nuk ka nevojë që të vini me orë përpara, apo të prisni në radhë jashtë murit të Ambasadës. Nëse po udhëtoni nga jashtë qytetit dhe jeni herët për takimin tuaj, shkoni në një kafene dhe shijoni një kafe.”, bën me dije ambasada.