“Burrat shqiptarë në emigrim vijne e takohen me gratë njëherë në muaj, i lënë shtatzënë e më pas ikin sërish” Gjinekologia bëhet virale me deklaratën e saj

5
0

Gjinekologia Enriketa Kroi, është shprehur se pas viteve ’90 në vendin tonë është shtuar migracioni.

Në një intervistë kroi tha se burrat e martuar takohen me gratë njëherë në muaj, i lënë shtatzënë e më pas ikin sërish.

“Ka shumë çifte që bashkëshorti është jashtë, vajza këtu, takohen njëherë në muaj, vajza ngel shtatzënë, burri rikthehet sërish atje. Këto raste janë shtuar shumë. Gjinia mashkullore ka emigruar shumë”- tha ajo.

Ndersa Sociologia Entela Binjaku tha se në vendin tonë është rritur shumë numri i divorceve dhe martesave të pakta.

Ajo tha se meshkujt e shtyjnë martesën për shkak të kushteve ekonomike, ndërsa vajzat për shkak të qasjes që kanë ndaj arsimimit.


“Sot ka një diferencë të madhe mes burrit dhe gruas në martesë. Meshkujt martohen më të vjetër ndërsa femrat më të reja dhe hendeku i moshës ka ardhur në rritje.

Numri i martesave është më i pakët ndër vite. Mendoj se shqetësimi duhet të jetë sepse çiftet po shkojnë drejt divorceve. Meshkujt e shtyjnë martesën me sigurinë ekonomike, ndërsa gratë e lidhin me arsimimin. Kjo ka bërë që shumë gratë të shtyjnë martesën”- tha ajo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.