Itali/ Gjenden te pajetë dy persona brenda gjysmë ore, një prej tyre shqiptar

231
0

Dy persona u gjetën të vdekur të martën në Casamicciola, në ishullin e Ischia të Italisë, secili në banesën e tij përkatëse. Në të dyja rastet, vdekjen dyshohet se kanë ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë ata u gjetën në të njëjtën ditë, në harkun kohor të gjysmë ore.

Një prej viktimave është një 46-vjeçar shqiptar. Trupi i tij u zbulua nga karabinierët rreth orës 18:30 të së martës. Autoritetet nuk gjetën shenja dhune në trupin e viktimës. Trupi i tij iu dorëzua familjarëve.

Rreth 30 minuta më pas u zbulua trupi i pajetë i një burri 66-vjeçar. Ishin familjarët e viktimës që njoftuan autoritetet pasi i afërmi i tyre nuk përgjigjej. Kur u futën në shtëpi, ata e gjetën 66-vjeçarin pajetë. Me gjasë ai kishte ndërruar jetë pak ditë më parë. Edhe në këtë rast, hetuesit thanë se vdekja e tij ka ardhur shkaqe natyrale.