4.5 C
Tirana

Bujar Nishani u nis për kurim në Gjermani, gazetari jep detajet: u kurua si pacient post covid me me 60% te mushkrise se prekur..

Date:

Share:

Ish-presidenti Bujar Nishani u nis ditën e sotme drejt Gjermanisë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Që prej ditës së djeshme ai ishte i shtruar në “Senatorium” pasi së fundmi shfaqi probleme post-Covidi.

Gazetari Erion Skëndaj ngre me shqetësim pyetjen “se kush e kuroi dhe e la në atë gjendje” ish-presidentin, ndërsa thotë se spitali i Senatoriumit supozohet se ka kushte shumë herë më të mira se spitalet e tjera.

Postimi i plotë i Erion Skëndajt:

Ish Presidenti Nishani ka qendruar me pak se 48 ore ne spitalet shqiptare, konkretisht ne Sanatorium, si pacient post covid, nga ku eshte larguar ne oren 9.30 te mengjesit te dites se premte drejt Gjermanise per nje trajtim me te specializuar. Askush nuk di te thote sesi ish kreu i shtetit u vetekurua ne shtepi dhe cili mjek e ndoqi deri diten qe u rendua me 60% te mushkrise se prekur dhe u dergua ne spitalin e mushkrive. Qeveria dhe ministria e linjes zgjodhen heshtjen duke mos dhene asnje info per nje personalitet qe ka drejtuar shtetin per 5 vite. Se mos hera e pare, nejse…..

Ish presidenti Nishani ka marre trajtimin me te mire te mundshem per aq sa ofron Sanatoriumi per nje person VIP. Nga kati i 4 ku eshte pavioni post covid u transferua menjehere pak pas shtrimit ne katin e dyte, ne ambiente me te mira se shqiptaret e tjere qe vuajne pasojat e covidit. E megjithate serisht ai nuk qendroi ne spitalin publik, me i miri ne vend per patologjite pulmonare per te cilin vete kryeministri kishte dale garant qe ne fillimet e pandemise se disponon protokolle mjekimi, sherbime si dhe kushte kualitative si ato te Gjermanise.

Nuk eshte faji i mjekeve dhe infermiereve shqiptare qe spitali eshte ai qe eshte dhe kushtet po ashtu. Dhe po flasim per Sanatoriumin qe ka sherbimin me te mire ne te gjithe sistemin publik. Po cdo te thonim per spitalet e tjere si psh per 6 katshin e famshem ne qsut? Po per spitalin e Lusnjes, Tepelenes? Krujes?

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.