Humbi jeten nga tërmeti i mbrëmshëm: Elmira Sefo goditet nga një shkëmb që ra mbi shtëpi

551
0

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur mbrëmë Ballkanin. Epiqendra e tërmetit ishte në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe fuqia e tërmetit, sipas faqes europiane për tërmetet EMSC, ka qenë 5.7 ballë të Rihterit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi, ndërsa sot bëhet me dije se është shënuar dhe nje humbje jete. Bëhet fjalë për një vajzë 27 vjeçe, Elmira Sefo nga Stolaci, shkruajnë mediat vendase.

Mësohet se një shkëmb i madh ka rënë në shtëpinë ku e reja jetonte me prindërit, një qytet i Bosnjes. Prindërit e saj raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Elmira është dërguar me autoambulancë për në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan ta risjellin në jetë, por pa sukses.

Një e afërme i vajzës tha për mediat se shkëmbi ka thyer shtëpinë dhe se skenat janë të tm errshme. “Ai shkëmb ra dhe u ça në shtëpinë e kushërinjve të mi. Kushërira ime u pla gos rëndë. Në shtëpinë time gjithçka ra nga raftet në dysheme. Nuk kam ndjerë një tërmet të tillë në jetën time”, tha ajo.