WhatsApp: së shpejti me pagesë, por jo per te gjithe, ja cila kategori preket..

Ditët dhe javët e fundit kanë qenë të shumta lajmet që kanë qarkulluar pa pushim në faqe të ndryshme dhe rrjete sociale. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte mundësia që një nga aplikacionet më të rëndësishme në botë, ‘Whatsapp’, të bëhej me pagesë.

Shumë kanë dyshuar se ishte një nga lajmet e zakonshme të rreme, por duket se hipoteza ka një të vërtetë brenda: aplikacioni i mesazheve do të ketë një tarifë, por jo për të gjithë.

Në fakt, përgatitja për një plan abonimi me pagese parashikohet vetëm dhe ekskluzivisht për përdoruesit e biznesit. Ky lajm vjen nga WABetaInfo, një faqe e specializuar në kërkimin e kodit të aplikacioneve beta të Whatsapp transmeton Portali Shqiptari.

Pra, ne çfarë konsiston Whatsapp me pagesë? Me pak fjalë po flasim për disa veçori ekskluzive që do të vihen në dispozicion të llogarive të biznesit me synimin për të garantuar një cilësi më të mirë dhe efektive shërbimi në varësi të kontekstit të punës.

Një tjetër funksion shtesë shumë i rëndësishëm ka të bëjë me mundësinë e multi-pajisjeve. Çfarë do të thotë? Aplikacioni aktual mund të lidhet me maksimum 4 pajisje në të njëjtën kohë, ndërsa me pagesën e abonimit Business do të keni mundësinë të lidhni deri në 10 pajisje të ndryshme, në mënyrë që të mund të bisedojnë punonjësit e tjerë të kompanisë me klientët percjell shqiptari.net.

Prandaj, përfitimet do të jenë të ndryshme por ende nuk dihet çmimi i planit të ri të abonimit. Si përfundim, mund të themi se nuk ka frikë për miliona përdorues privatë që e përdorin atë në modalitetin standard, nuk do të ketë asnjë detyrim për të paguar për ta./shqiptari.net/

- Advertisement -

Bimby TM7: Robot i Ri i Kuzhinës që Zëvendëson Më Shumë se 20 Pajisje

Bimby TM7 është versioni më i fundit i robotit të njohur të kuzhinës, i dizajnuar për të thjeshtuar gatimin në mënyrë inteligjente dhe efikase....

Risia në WhatsApp, vjen veçoria e re që të gjithë mezi e PRISNIT!

Whatsapp njoftoi se po shfaqte një veçori draft mesazhesh për iOS që do të jetë e disponueshme për përdorim gjatë javëve të ardhshme. Funksioni...

Ne Suedi u thonë JO tabletave dhe kompjuterave nëpër shkolla, “Nxënësit kanë nevojë që të..”

Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike nëpër klasa, pasi mësuesit druhen se këto pajisje po dëmtojnë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.