15.5 C
Tirana

Britania do të sekuestrojë floririn e Ilir Metës në bankat e saj dhe Komunuelth

Date:

Share:

Eskpertët britanikë që po ndihmojnë në gjurmimin e pasurisë së politikanëve, zyrtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë nëpër bankat e Mbretërisë së Bashkuar, kanë startuar në Londër në gjurmë të floririt të Ilir Metës.

Bashkë me FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare, në kuadër të zbatimit të reformës në Drejtësi dhe zbardhjes së pasurive të padeklaruara të atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve dhe në kurriz të tyre, tashmë dhe ekspertët britanikë kanë nisur me intensitet punën.

Ata kishin rënë me kohë në gjurmët e arit të Ilir Metës të vjedhur në Kërrabë vite më parë kur ka qënë kryeministër i vendit dhe investuar në Britani por dhe depozituar në bankat e Mbretërisë së Bashkuar dhe sidomos në ishujt me parajsa fiskale.

Por tashmë situata është bërë më e lehtë për ekspertët britanikë, FBI-në amerikane dhe organet ligjzbatuese shqiptare.

Mësohet se Ilir Meta, ish kryetar i LSI dhe aktualisht Presidenti i Republikës së Shqipërisë është renditur në listën e oligarkëve që kanë qarkulluar para të pista dhe që i kanë investuar në biznese në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjitha vendet, që formojnë Komunuellthin Britanik.

Në këtë listë janë oligarkët rusë të Putinit që kanë gjetur parajsën në Britani, ku kanë investuar paratë e tyre të paligjshme në të gjitha bizneset e mundshme, deri në “fenë” e britanikëve, futbollin.

Kjo listë është nën goditjen e qeverisë së Thereza Mayt për t’iu sekuestruar të gjitha pasuritë e paligjshme.

Bashkë me Metën nga Ballkani është dhe ish drejtuesi veteran i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe miku i Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski.

Kjo ka ardhur për shkak të luftës së ashpër diplomatike që ka shpërthyer mes Londrës e Moskës, nga helmimi i një spiuni rus në tokën britanike, bashkë me të bijën.

Dhe kryeministrja May do të synojë pasurinë e madhe që oligarkët rusë e kanë nxjerrë nga Rusia dhe e kanë investuar në prona dhe aksione në Britani të Madhe.

Masat janë marrë urgjente, dhe bashkë me oligarkët rusë do të “digjen” dhe të tjerë që kanë investuar para të paligjshme në tokën britanike. Mes të cilëve dhe ata nga Ballkani, Ilir Meta Presidenti shqiptar, Milo Gjukanoviç ish president dhe ish kryeministër këtu e 20 e ca vite në Mal të Zi. Si dhe ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski.

Përpos një ligji që do të sjellë fillimin e “gjuetisë” për pasuritë ë paligjshme, do të merren masa deri në ndalimin e vizave për të hyrë në Britani.

Ndërkohë që do të promovohet një fushatë e rëndësishme për të detyruar “gangsterët” e dyshuar rusë, nga Ballkani e më gjërë në Britani të Madhe të japin llogari për pasuritë e tyre të  pajustifikuara.

Kryeministrja britanike May do të diskutojë një numër të madh masash të reja me ministrat dhe shefat e inteligjencës në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar këtë javë.

Për të pastruar përfundimisht vendin e saj tashmë drejt daljes nga BE, nga të gjithë paratë e pista dhe oligarkët nga e tërë bota që qëndrojnë pas investimeve të tilla në Britani. Pikërisht duke shfrytëzuar dhe lehtësirat që ky ligj ka, ku do të involvohen të gjitha organet ligjzbatuese britanike, do të përfitojnë dhe ekspertët britanikë, FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare për të zbardhur pasuritë e “oligarkëve” shqiptarë të politikës dhe drejtësisë në Britaninë e Madhe.

Informacioni dhe tërë faturat do të vijnë shpejt në Shqipëri, në kuadër të reformës në Drejtësi. Njëherësh do të fillojë diskutimi me organet ligjzbatuese në Britani, deri dhe në nivelet më të larta të qeverisë, që paratë e konfiskuara të rikthehen sipas rregullave ndërkombëtare në arkën e shtetit shqiptar. Por dhe drejtësia do çojë prapa dyerve të burgut Metën dhe të gjithë ata që të gjenden me para të pajustifikuara nëpër bankat e huaja apo të investuara në ekonominë e këtyre vendeve./Pamfleti.com

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.