Ç’po ndodh me ‘Portokalli’? Gaz Paja lëshon akuza kundër produksionit

683
0

I njohur nga një numër i madh personazhesh të luajtur në “Portokalli”, kryesisht i mbajtur mend nga publiku si “Nasi Gjymi”, Gaz Paja është një nga figurat më te dashura të humorit shqiptar.

Paralelisht me Portokallinë, ai vazhdon me karrierën teatrale, dhe së fundmi ka luajtur ne shfaqjen “Darka e Lamtumirës”, krah aktorëve Visjan Ukcenaj dhe Laura Nezha.

I pyetur nga “Lart e Poshtë” se cilën nga teatri ose “Portokallia” do të zgjidhte, Gazi pa hezitim ka zgjedhur teatrin, dhe tregon se do të ketë një perkushtim të madh ndaj tij së fundmi.

Aktori gjithashtu rrëfeu se në “Portokalli” nuk ka shume miq, por nuk ka as konkurentë për të. Ai madje shprehet disi i pakënaqur për stafin e programit :

“Drejtuesit aty bëjnë favore sipas tekave të tyre, por nuk shoh asnjë konkurrent aty. Fare, zero”.

Një ndër të paktët miq të mirë që i ka mbetur nga puna, tregon Gazi, dhe që i ruan ende marrëdhëniet, është Bes Kallaku.

Aktori pranoi se kohët e fundit babai i tij, aktori Luftar Paja, nuk ka më kritika për të birin teksa e sheh në ekran, dhe kjo e bën Gazin të ndihet mirë dhe krenar për veten.

xing.al