Zbulohet amaneti i DIKTATORIT Enver Hoxha para se të vdiste, ja çfarë i tha të birit

698
1

I biri i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Sokol Hoxha ka zbuluar amanetin e fundit që i la i ati para se të ndahej nga jeta.

Madje Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste. “Tetë
apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe
sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos
ruaj Lilianën”, thote ai.

Pyetje: Ç’do të thoshte me ruajunin?

Sokoli pergjigjet: Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës,
kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na
bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte
evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e
lidhur me Ramiz Alinë.

Sokoli tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

“Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në
jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur,
madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”, tha ai për
“Panorama”.

Sokoli zbulon se Enveri e kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianen. ” Vërtet
e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai
ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”, tha ai.

 

1 COMMENT

  1. Hej miq . Te keqijat e stme i dine te gjith por nuk ka me keq se diktatura sidomos ajo jona qe ishte e pashembullt. Shikoni ose lexoni per gjendjen mjerane te korese se veriut dhe besoj do ju kujtohenjo te keqijat por tmerret e komunizmit. Eshte periudha qe e urreje me shume.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.