Blendi Fevziu bën deklaratën e fortë gjatë emisionit. Ja çfarë keni humbur

1710
0

Gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin e drejtuar prej tij, Opinion, u diskutua për debatin e Presidentit me Kuvendin për Gjykatën Kushtetuese ku të ftuarit folën edhe për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit.

Në diskutim e sipër, Fevziu i kërkoi me ironi përfaqësuesit të LSI-së, Luan Rama që deputetët e rinj, të cilët do jenë në lista të bëjnë një “audicion” me video duke treguar se të paktën dinë të lexojnë.

“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audiocion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit”

Fevziu nuk u ndal me kaq por vazhdoi duke thëne se: “disa prej tyre janë një bandë injor antësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare. Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare.

Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi.

Kemi pas b anditë, kemi pas k riminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme”