Besa Shahini, ja cfare ndodh nëse një nxënës, apo një mësues infektohen me Covid

586
0

Ministrja Shahini sqaroi se si do të veprohet nëse një nxënës apo mësues do të dalë pozitiv me Covid-19, pasi rifillimit të mësimit.

Shahini tha se do të sqarohen të gjitha paqartësitë, para se të nisë shkolla.

Ministrja bëri dallimin mes shkollave me pak nxënës dhe ato me shumë nxënës apo me turne.

“Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19”.

“Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë.”

“Grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, – u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Besa Shahini iu përgjigj edhe interesit të disa nxënësve dhe mësuesve mbi paqartësitë.

Udhëzuesi për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe përgjigjet për disa nga pyetjet tuaja👇🏼https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2020/08/Udhezuesi-per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021.pdf