Berisha tregon qejfmbetjen ndaj Ilir Metes: Do te doja qe ai ta..

23
0

Ish-kryeministri Berisha, ka deklaruar sot pas “përplasjes” me Ilir Metën për dekretin e lirimit nga detyra si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, të Kreut të Ri të Shtetit, Bajram Begaj, se e vetmja qejfmbetja që ka me presidentin është që ta kishte shtyrë procesin për raundin e pestë.

“Unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda. Si frymë pastaj ka diskutim.

Të vetmen qejfmbetje që kam, do doja ta kishte shtyrë në raundin e pestë dhe shanset për raundin e pestë nuk ishin të vogla. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër”, tha Berisha.

Gjithashtu ai foli dhe për samitin që do të mbahet në Ohër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, për të cilin u shpreh se është një aleancë e rrezikshme për paqen, një aleancë e cila nuk u sjell asgjë tgë mirë shqiptarëve.

“Për paqe stabilitetin në ballkan si një aleancë e cila synon vendosjen e gjermonsië serbe dhe influencës ruse në rajon. Si një aleancë e cila i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit europian dhe procesit tregut të përbashkët rajonal të kuadër të nismeëssë Berlinit. Pra ky samit i OHRIT është një samit që prodhon serbomavi kosofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzuan antërësimin në këtë”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.