PAMJET/ Xhiroja e fundit e Ard Daullxhiut me biçikletën që shkoi në spital

524
0

Ditën e sotme, ndërroi jetë në spital, pas një sulmi në zemër, Ard Daullxhiu, personazhi i rrjeteve sociale, që njihej si ‘i mjeri më i famshëm në Shqipëri’. Ai nxitoi me biçikletë për në spital, pasi nuk po ndihej mirë. Ardi, mbylli sytë pranë derës së spitalit dhe mjekët nuk arritën t’i shpëtojnë dot jetën.

Së fundmi një qytetar ka dërguar një foto, të cilën e ka shkrepur mëngjesin e sotëm. Shihet që Ardi është duke ecur me biçikletë, por nuk dihet nëse është momenti kur po nxitonte drejt spitalit.

Kjo ishte xhiroja e fundit e Ardit, i cili e kaloi jetën mes lutjeve që shqiptarët ta ndihmonin dhe mes paragjykimeve për gjendjen e tij.