Berisha braktiset nga Kryesia e PD / Vetëm dy deputetë dalin kundër vendimit të Bashës, reagimi i Flamur Nokes dhe Bujar Leskaj

82
0

Pas bërjes publike të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë, ku mësohet se pjesa më e madhe e anëtarëve të saj kanë miratuar në heshtje vendimin e kryetarit, ndërsa dy deputetë kanë kundërshtuar këtë vendim.

Vendimi është kundërshtuar nga Bujar Leskaj, që drejtoi fushatën e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës dhe Flamur Noka, i dalë deputet në Qarkun e Tiranës.

“Vendimi që more për përjashtimin e Berishës është i gabuar”, mësohet se ka deklaruar Leskaj.

Flamur Noka ka qenë më i ashpër.

“Me këtë vendim po mohojme historinë tonë të PD-së”, ka deklaruar ai.