E fundit/ Italia lejon kultivimin e kanabisit në shtëpi, por jo më shumë se katër rrënjë

105
0

Italia ka votuar tekstin bazë të ligjit mbi kanabisin, i cili konsiston në lejimin e kultivimit të jo më shumë se katër bimëve “femra” në shtëpi. Lajmi u bë publik nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë së Dhomës së Deputetëve, Mario Perantoni.

Ai u shpreh: Është një votim i rëndësishëm, i marrë në vazhdën e jurisprudencës së Gjykatës së Kasacionit, por edhe falë aftësisë së grupeve parlamentare për t’u përballur me njëri -tjetrin dhe për të gjetur një sintezë të arsyeshme. Është thelbësor për pacientët të cilët duhet ta përdorin atë për arsye terapeutike dhe të cilët shpesh nuk e gjejnë atë në dispozicion.

Por nëse qytetarët do tentojnë ta shesin kanabisin, atëherë do të përballen me ndëshkimet përkatëse ligjore, ku shkelësit rrezikojnë nga 6 deri në 10 vjet burg për krimet që lidhen me përpunimin apo trafikimin e kanabisit. Gjithashtu dënim të rreptë marrin edhe ata që tentojnë ta shesin atë afër shkollave.