Bëni kujdes, rrezikoni patentën, ja cfarë eshte radari i ri ‘TruCam’ me tekonologjinë më të fundit

1746
0

Ndryshe nga radarët e tjerë, ky radar ii ri i Policisë Rrugore, arrin që të kthejë me video momentin e shkeljes rrugore në raste kundërshtimi të masës administrative të shoferit.

Televizioni ReportTv ndoqi kontrollet e rrugoreve të Tiranës me radarin e ri i cili tashmë do të jetë edhe nëpër autostrada .

Shefi Qarkullimit për Tiranën, Taulant Gjoka është shprehur se radari i ri është i pajisur me teknologjinë e fundit dhe se do të shpërndahet në shumë ‘pika të zeza; për aksidentet. 

“Ka teknoligjinë më të fundit. Ndryshe nga radarët e tjerë është më i sofistikuar për të qenë më bindës. Ka mundësinë e rikthimit të videos në momentin e shkeljes për të cdo konstatim. Këto masa do të vijojnë deri në një moment të dytë. Kur rrugët janë të boshatisura janë tendecë për të ecur me shpejtësi. Radari të mundëson në kohë reale që shoferi të shikojë hskeljen e bërë me video të dokumentuar. Pas festave ka tendencë për të ecur me shpejtësi apo përdorimin e mjetit nën efketin e alkoolit. Kemi nisur monitorimet në pikat më te zeza. Për efekte të befasisë ne do të lëvizim shpesh herë. ” u shpreh Shefi i Qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka.

Monitorimi ka nisur që dje dhe deri sot janë, 28 patenta të pezulluara dhe 45 gjoba të cilat kanë shkelur shpejtësinë.

Ky monitorim do të jetë i pandërprerë deri në një vendimmarrje të dytë në rrugët e Tiranës. I njëjti radar dixhital që lexon në kohe reale targën mat shpejtësinë dhe fotografon shoferin do te jete në të gjitha autostradat dhe në rrugët e Tiranes si fillim.