Kryedmeokrati Lulzim Basha është shprehur se ka mbetur i stepur nga akuzat e Sali Berishës ndaj tij, por shtoi se tashmë po e njeh mirë ish-kryeministrin.
Ai tha në një intervistë për News 24 se edhe një demokreat i vjetër i kishte thënë “Që ta njohësh siç duhet Sali Berishën, duhet ta kesh përballë”, ndaj u shpreh se edhe fashon që ka patur përpara syve deri para pak kohësh, tani nuk e ka më.
Sipas tij, Sali Berisha synon të përdorë Partinë Demokratike si një mburojë ndaj SHBA-ve, për shkak se është shpallur “non grata”.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike. Edhe nëse ka 5, 50 apo 500 firma, unë si kryetar kam detyrë t’i verifikoj. Është e shkruar në statut. Pa funksionimin e statutit, jemi në xhungël. Çdo mbledhje tjetër në kundërshtim me statutin, është një thirrje në mal, është çdo gjë, vetëm Kuvend s’mund të jetë.
Jam shumë i shqetësuar për PD-në dhe dmeokratët dhe koha do ta tregojë pse aktet dhe qëndrimet e mia kanë qenë për të mirën e PD-së. Foltorja i është mbivendosur aksionit më të madh politk që ka ndërmarrë PD. Për çlirimin e zgjehdjeve dhe dhënies fund të përfshirjes së politikanëve me krimin.
Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe jam stepur nga sulmet e pacipa, nga spekulimet dhe gënjeshtrat. Por siç më ka thënë një demokrat i vjetrër: Që ta njohësh siç duhet Sali Berishën, duhet ta kesh përballë. Unë kam patur një fasho para syve, tani nuk e kam më.
Unë i respektoj të gjithë ata që shkojnë në Foltore. Por ka njerëz që për 8 vite kanë abuzuar me sakrificat e demokratëve, ndërsa tani shkojnë me lugë në brez për të përfituar përsëri në kurriz të demokratëve. Duhet t’u them se koha e tyre ka mbaruar.
Me atë që ka bërë këto 2 muaj, ka treguar se atë që ka nisur e ka sebep, madje edhe hakmarrjen ndaj meje. Ai nuk e ka luftën me mua, e ka me SHBA sepse vendimi ka ardhur nga ata, të cilët e kanë shpallur “non grata”. PD nuk mund të shërbejë si mburojë për një person të shpallur “non grata”. Ky nuk është qëndrimi im, është në statutin e PD-së.
Me lëvizjen e tij po synon të përdorë PD-në si një mburojë ndaj SHBA-ve. Do merret çdo vendim i nevojshëm që PD të mos kthehet në një bunker për interesat personale të askujt”, tha Basha.