Covid, një variant i ri identifikohet në Francë “shumë ndryshe” nga të tjerët

75
0

Në Bannalec, një komunë me 5,600 banorë në rajonin francez të Brittany, është identifikuar një variant i ri i koronavirusit, “shumë i ndryshëm” nga të tjerët, sipas autoriteteve shëndetësore.

Kështu shkruan gazeta Le Télégramme, percjell shqiptari.net, duke folur për grupin e vogël në qytet, me 24 raste të konfirmuara. Gjithsej janë 18 nxënës dhe gjashtë të rritur në kontakt me ta, të infektuar në shkollën Mona Ozouf; rastet e para më 15 tetor.

Prandaj behet fjale per një variant aq i largët nga ato në qarkullim saqë u desh shumë kohë për ta identifikuar.

Pas rasteve pozitive, në shkollën Mona Ozouf janë mbyllur dy nga 12 klasat, pasuar nga dy të tjera dhe tre të tjera në ditët në vijim. “Kjo vonesë ishte një gabim”, tha një burim nga autoritetet shëndetësore për Le Télégramme, por situata është zyrtarisht nën kontroll.