Baresha 13-vjeçare shqiptare ‘përleshet’ me ujqërit dhe shpëton qingjin: Isha ulur dhe vetem kur pashe dy ujqer..(Video)

499
0

Alesia Krasniqi është 13-vjeçarja nga Kosova, që është bërë bareshë. Ajo që në moshën 6 vjeçe, ka ndihmuar të atin me bagëtitë. Së fundmi i ka ndodhur edhe një histori që është bërë virale.

Teksa Alesia ruante kopenë e qengjave, e kanë sulmuar dy ujqër. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar dhe ka arritur të shpëtojë qengjin e saj.

“Kur isha duke kullotur delet në livadh, isha ulur pak më larg deleve vetëm kur shoh dy ujq. Hynë mes deleve dhe morën një qingj. Nuk mendova për veten, doja ta shpëtoja. Për nja 300 metra deri në fund të livadhit kam vrapuar pas ujkut. Vetëm kur e kam ngritur shtagën përpjetë ujku e lëshoi qingjin dhe ikën të dy ujqrit. E mora qingjin, mendova mos e ka kap në fyt por jo fatmirësisht. I çova delet menjëherë në shtëpi dhe i tregova prindërve”, thotë Alesia.

Ajo është e njohur në zonën ku jeton edhe për zërin e saj.

“Sa herë që jam me delet këndoj edhe këngë. Unë jam në klasën e nëntë dhe do vazhdoj shkollën më tej. Muzikën e kam trashëgimi nga gjyshi. Jam shumë mirë me mësime. I marr librat në livadh. Kullos delet, këndoj dhe lexoj librat”, është shprehur Alesia.

VIDEO

@krasniqi1992 Baresha Alesia Krasniqi rrëfen përballjen me ujqër, teksa po i kulloste delet#shqiptar #foryou #shperndaje #respekt ♬ Ezel – Instrumental – Kadir AK