Meloni zyrtarisht kryeministre, formohet qeveria e re ne Itali (Kabineti)

117
0

Giorgia Meloni, liderja e “Fratelli d’Italia”, është zyrtarisht kryeministja e re e Italisë.

President i Italisë, Sergio Mattarella e ka pritur këtë të premte duke e mandatuar për krijimin e qeverisë së re. Mattarella ka pranuar dhe listën e ministrave që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

Ndërsa e djathta rikthehet në pushtet mes kritikave, Meloni bëhet kështu e para kryeministre femër e Italisë.

Matteo Salvini, do të jetë numri dy i kabinetit si dhe dhe ministër për Infrastrukturën, Guido Crosetto do të jetë Ministër i Mbrojtjes.

Matteo Piantedosi do të jetë ministër i Brendshëm, Schillaci, ministër i Shëndetësisë, Daniela Santanche është emëruar ministre e Turizmit, Anna Maria Bernini, ministre për Universitetin, Andrea Abodi, ministër i Sportit dhe Rinisë, Giancarlo Giorgetti do të jetë ministër i Ekonomisë.