Derrat e egër “pushtojnë” shkollën në Itali, lëndohet një mësuese

90
0

Momente paniku gjate mëngjesit te sotëm në një kopsht fëmijësh në Bussi sul Tirino, në provincën e Pescaras.

Katër derra të egër hynë në ndërtesë ndërsa aktivitetet edukative ishin në zhvillim e sipër.

Pasi depërtuan gardhin e kopshtit dhe xhamin e derës së përparme, kafshët arritën në korridor dhe më i madhi i tufës huri në një klasë ku po mësonin rreth 15 fëmijë. Mësuesja doli para fëmijëve që bërtisnin të frikësuar dhe u plagos lehtë në krah.

Zhurma, tërhoqi vëmendjen e kuzhinierit të shkollës, i cili vrapoi menjëherë në klasë dhe ndihmoi fëmijët të dilnin jashtë.

Fatmirësisht asnjë fëmijë nuk u dëmtua. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia pyjore, zjarrfikësit dhe kryebashkiaku Salvatore Lagatta.

Në shkollë erdhën edhe prindërit për t’i çuar fëmijët në shtëpi. Shkolla ndodhet pranë një pylli nën mal, në një zonë periferike dhe brenda parkut kombëtar Gran Sasso dhe Monti della Laga.

Me heret nje grua eshte sulmuar ne Rome nga nje derr i eger ne rruge. Me poshte video e publikuar nga nje taksist qe i erdhi ne ndihme.