A do të rikthehen reshjet? Sinoptikani treogn cfare moti pritet ne ditet ne vijim

897
0

Sipas sinoptikanit Hakil Osmani, gjatë fundjavës do të kemi kohë të shumtë me diell, kryesisht në pjesën e parë të ditës në zonat bregdetare dhe zonat e ulët, përfshirë ketu edhe kryeqytetin. Ndërsa zonat malore herë pas here do të kenë kalime të pakta të vranësirave. Më të dukshme këto do të jenë në pjesën e dytë të ditës, por nuk pritet të sjellin reshje.

Po ashtu edhe pjesërisht në ultëisrat perëndimore priten herë pas here vranësira, por përgjithësisht situata do të jetë e favorshme.

Fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale të ngjitet në 7-8 gradë celcius në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumi pritet të luhatet në vlerat e 26 gradë celius duke bërë një fundjavë me mot të kthjellët dhe me temperatura relativisht të ngrohta. Edhe java e ardhshme, që përkon me ditët e fundit të muajit tetor pritet të nis me të njëjtat kushte atmosferike si kjo fundjavë.

Edhe rajoni është përfshirë nga masa ajorore të qëndrueshme ku pjesa më e madhe e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe me diell. Kosova do të jetë ajo që preket më shumë nga vranësirat, por pa reshje.