Balona merr me vete në ajër 3-vjeçaren (Video)

559
0

Një vajzë 3 vjecare është ngritur me shpejtësi në ajër nga balona që mbante, gjatë një festivali tradicional në Tajvan.

Pamjet kanë lene pa fjale të pranishmit, të cilët më pas e kanë pritur vogëlushen gjatë rënies.

Fatmirësisht lëndimet e vajzës janë të lehta, teksa autoritetet shpjeguan se era e fuqishme kishte bërë që bishti i balonës të mbështillej rreth belit të femijës.

Aktivitetet e festivalit u pezulluan menjëherë pas incidentit, teksa imazhet e ngjarjes kanë bërë xhiron e botës.