Besnik Mustafaj flet per Bajram Begaj: Do te jete President i mire, në 30 vite është i pari që…

277
0

Besnik Mustafaj ka komentuar kandidaturën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begajt si President i ardhshëm i Shqipërisë.

Mustafaj tha se kjo është një zgjedhje shumë e mirë e Edi Ramës pasi eksperienca ushtarake e zotit Begaj do ta bëjë atë një president të mirë, i pari mjek që arrin grada kaq të larta.

“Ai ka bërë karrierë në ushtri, ka afër 30 vjet që është në ushtri dhe nuk është i pari mjek që arrin në grada kaq të larta. Përvoja në ushtri, e ka bërë karrierën në ushtri në këtë periudhën kur ushtria ka qenë e hapur, e depolitizuar, është për tu besuar se do të jetë një president i mirë”, tha Besnik Mustafaj.