“Babai na braktisi kur ishin të vegjël, vëllai punonte gjithë ditën që unë të..”, sakrifica e vëllait për motrën që përloti të madh e të vogël

1867
0

Historia e djeshme në rubrikën “ Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, solli në fokus raportet familjare. Dashuria e vëllait për motrën ka sfiduar çdo pengesë që iu ka dalë përpara.

Afërdita ka udhëtuar nga vendi fqinj, Greqia për të ardhur në studio që të falenderoi vëllain e saj për të gjitha sakrificat që ai ka bërë të dhe për familjen e saj.

Babai i tyre i braktisi atë dhe familjen e saj, që kur Aferdita ishte një 6-muajshe. I ati nuk e donte sepse ishte vajzë dhe kërkoi prej gruas që ta braktisin fëmijën që lindi, por mamaja e saj nuk pranoi dhe për këtë arsye ai largohet nga shtëpia.

Vëllai edhe pse vetëm 8 vjeç mori drejtimin e familjes, filloi punë dhe dhe rriti motrat dhe vëllezërit e tjerë. Mes shumë sakrificash dhe vuajtjesh fëmijët u rritën dhe u martuan duke krijuar familjen e tyre. Por jeta s’ka qenë e lehtë për Afërditën. Pas 5 vitesh martesë burri ndërron jetë dhe ajo mbetet e vetme me 3 fëmijët në Greqi. Ishte pikërisht vëllai i saj që la familjen e tij në Shqipëri dhe iku për të ndihmuar motrën e tij.

Në studio Afërdita ka një mesazh dhe një kkërkeseë për vëllain e saj. Ndiqeni videon: