Djali pa nënën në ëndërr dhe kërkon të përmbushë amanetin e saj

843
0

Një histori e prekëse ishte ajo e ditës së djeshme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E Diela Shqiptare”.

Nuk kanë kaluar ende 40 ditë, që kur nëna e tij u nda nga kjo jetë, pas një beteje prej 4 vitesh me një sëmundje të rëndë, por djali i saj, Guliemi ka një arsye pse ka ftuar në emision dy motrat e tij.

Mamaja e tyre ka dashur që të pakëtn një herë të vetme vinte në emisionin e Arditit, por sëmundja nuk ia lejoi. Guliemi e ka parë së fundmi në ëndërr mamanë duke i kërkuar nga ai që të ftojë në program dy motrat e tij.

Fillimisht Arditi fton në program kunatin e tij, Nertilian dhe i shpjegon arsyen pse është thirrur në “Ka një mesazh për ty” më pas vijnë edhe dy motrat e tij, por më mirë ndiqeni vete më poshte