Kur kanë kaluar katër vite nga vdekja e adoleshentes Konstandina Anagnosti në Sarandë, fakte të reja dhe rrënqethëse dalin nga babai i saj.
Gjithçka ndodhi në vitin 2014 kur Konstandina Anagnosti, 16 vjeçe, kishte ardhur në vendlindjen e saj, Sarandë, për të qëndruar disa ditë. Në këtë periudhë ajo do të bënte dhe një vizitë te dentisti dhe më tej do të kthehej në Greqi.
Ditën e fundit të qëndrimit në Shqipëri, Konstandina Anagnosti shkoi te dentisti dhe me të dalë që andej mori një taksi dhe u nis për në Greqi. Por pak minuta më pas gjeti vdekjen në mënyrë misterioze.
Në mediat greke gjeti vend të rëndësishëm fakti i raportuar prej tyre se trupi i vajzës së ndjerë iu dorëzua familjes së të ndjerës në Greqi, pa disa organe të saj.
Ekspertët mjekoligjorë konstatuan mungesën e organeve jetësore në trupin e të miturës.
Eksperti mjekoligjor në Janinë, ka deklaruar se të miturës i janë hequr organet nga njerëz pa përvojë dhe në mënyrë amatore jashtë çdo procedure mjekësore dhe spitalore.
Profesori Mateos Tsugkas, mjek ligjor në spitalin shtetëror të Janinës, kishte deklaruar se vajza kishte vdekur nga atak kardiak i shkaktuar nga humbje gjaku gjatë një ndërhyrjeje gjinekologjike.
Mjeku tjetër, Theodhor Vuiouklaki, ka dhënë detaje edhe më të frikshme.
Babai i Konstandinës, tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin televiziv grek “Të vërteta me Zinën” në Star: “E takova dhe qëndrova duke folur për katër orë me mjekun Vuiouklaki. Më foli me fjalë të thjeshta. Më tregoi se me një thikë të zakonshme, e kanë çarë vajzën time, i kanë hequr mitrën dhe qafën e mitrës”.
Dhe kur e pyeta përse ‘qafa e mitrës?’, – vijon rrëfimin babai, – “ai më tha se do të kishte përfunduar në ulërimë dhe shtoi: Ata i hoqën të gjitha gjenitalet e saj në mënyrë që të mos zbulohej ndërhyrja dhe shkaku i vdekjes”.
Babai citon mjekun të ketë shtuar se po ashtu vajzës i janë hequr pjesë të trurit dhe gjuhës.
Emisioni i plotë mund të ndiqet këtu.
“Po kërciste dhëmbët”, taksisti tregon momentet e fundit të adoleshentes shqiptare
Tre vjet nga ngjarja e rëndë, taksisti rrëfen momentet e fundit të vajzës shqiptare
Ekspertiza e re në Greqi, zbulon shkakun e vdekjes së 15-vjeçares në Sarandë
Autoritetet greke ndalojnë varrimin e vajzës nga Saranda