E martuan me 40-vjeçar, nusja 8 vjeçe vdes natën e dasmës

Një vajzë vetëm 8 vjeç nga Jemeni ka vdekur natën e dasmës pas dëmtimeve të brendshme për shkak të traumave seksuale.

8-vjeçarja, e identifikuar si Rawan ishte detyruar nga familja për t’u martuar me 40-vjeçarin.Organizatat e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje që 40-vjeçari dhe familja e vajzës të arrestohen e të përballen me ligjin.

Këto lloj martesash me vajza të vogla janë shumë të përhapura në Jemen. Varfëria luan rol në pengimin e përpjekjeve për t’i shmangur, pasi familjet e varfra e gjejnë veten të paaftë të thonë jo për “çmimet e nuses” që mund të jenë qindra dollarë për vajzat e tyre.Më shumë se një e katërta e femrave të Jemenit martohen para moshës 15 vjeçare.

Jemeni dikur vendosi moshën 15 vjeç si moshë minimale për martesë, por parlamenti e anuloi atë ligj në vitet 1990, duke thënë se prindërit duhet të vendosin kur një vajzë të martohet.

- Advertisement -

E tmerrshme/ Sulmi i fundit nga Izraeli, vrau 89 gra dhe 174 fëmijë

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale...

Turma “ndahet në dysh” në sekond! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)

Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve në Beograd. Në pamjet e shpërndarë në mediat sociale, shihen momentet kur protestuesit qëndronin të...

Një tjetër avion merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar (VIDEO)

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver....

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.