‘Babagjyshi’ viziton azilin e te moshuarve, infekton me koronavirus 75 prej tyre

371
0

Babagjyshi që vizitoi një shtëpi të moshuarish në nje qytet ne Belgjikë ka infektuar me koronavirus të paktën 75 persona, shkruan CNN.

Siç raportojnë mediat lokale, djali i një të moshuari që qëndron në këtë shtëpi të pleqve në qytetin Anvers, ishte veshur me rroba të Babagjyshit për të vizituar dhe argëtuar paksa të moshuarit.

Pa kaluar shumë kohë pas vizitës, 45 persona që kishin kontakt të afërt me Babgjyshin kanë filluar të shfaqin simptomat e para të COVID-19.

E pas disave ditëve janë konfirmuar 75 persona dhe 20 punonjës të shtëpisë së pleqve. Fotografitë që janë shkrepur gjatë vizitës tregojnë se një numër i madh i personave nuk mbanin maska mbrojtëse.