Ataku kardiak në plazh, paralajmërimi i mjekes si ta parandaloni: Ja shenjat e alarmit!

3472
0

Gjatë stinës së verës janë jo të pakta rastet e personave që humbin jetën në plazhe si pasojë e atakut kardiak. Mjekja kardiologe Dr. Daniela Teferici tregoi disa keshillla per pushuesit

“Këshilla e parandalimit të një arresti kardiak është të mos futesh në det menjëherë, duke kaluar nga një temperaturë e nxehtë e trupit në një temperaturë të ftohtë. Kjo mund të sjell një aritmi vdekjeprurëse, e cila në rastet fatale kur personi është thellë në det nuk arrin të shpëtojë. Megjithatë personat që e dinë problemin e tyre me zemrën tregojnë kujdes të shtuar ndaj daljes së tyre në plazhe.

Ndër këshillat e tjera do të rendisja të shmangim daljet në diell gjatë pikut të temperaturave. Mos të futemi në det menjëherë pas të ngrënit, si dhe një shenjë sado e vogël në kraharor të mos e neglizhojmë, por të kryejmë kontrollin e nevojshëm mjekësor.”,- u shpreh mjekja.