Tërmet në vendin fqinj, lëkundjet ndihen në dy qytete të Shqipërisë…

2578
0

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në jug-lindje të vendit tonë.

Tërmeti me magnitudë 3.5 Rihter, kishte si epiqendër vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, 6 kilometra pranë Ohrit.

Sipas të dhënave të para, bëhet me dije se thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në qytetin e Pogradecit, Prrenjasit dhe në disa zona përreth.