Ata që e kanë kaluar njëherë Covid-19 sa shanse kane te infektohen serish?

1155
0

Numrat ne rritje e rasteve te reja si dhe situata serioze e Covid-19 në vend, kanë shtuar dilemat dhe pasiguritë tek çdo qytetar, përfshi këtu dhe ata që e kanë kaluar sëmundjen.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në “Real Story”, drejtoresha e ISHP-së Albana Fico foli për riinfektimin nga Covid-19. Sa të rrezikuar janë personat të cilët e kanë kaluar njëherë virusin dhe a ka shanse ta kalojnë sërish?

Sipas Ficos, ka patur raste të riinfektimit, por kanë qenë të pakta në numër. Përveç kësaj, nga eksperienca e deritanishme, infektimi për herë të dytë nuk është shoqëruar me komplikime.

“Riinfeksion do të thotë të sëmuresh nga e njëjta sëmundje, por kjo gjë ndodh për arsye të ndryshimit që ka pësuar shtama.Ne kemi persona, nuk janë shumë në atë grup të shtames që ne i kemi veçuar, janë 18 dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë i shtruar në spital. Kanë pasur në kartelat e tyre ose asimptomatik ose forma të lehta që nuk kanë krijuar shqetësim dhe ne dyshojmë fort se kjo vjen nga përballja me një shtamë të re. Unë dua t’ju sjell një gjë në vëmendje, në një studim të bërë në Amerikën e Jugut, përqindja e riinfeksioneve si pasojë e infeksionit ishte 2%.  Riinfektimi është një gjë për t’u mbajtur mend, por nuk ka një peshë për të shkaktuar komplikacione.”- u shpreh ajo.