Asnje fluturim mes Italise dhe Shqiperise diten e neserme

1479
0

Diten e neserme date 24 nentor nga aeroporti i Rinasit do te kryhen vetem 4 fluturime gjithsej drejt vendeve te ndryshme te botes. Kete gje e ka konfirmuar TIA ne nje mesazh ne Facebook. Vihet re se drejt Italise nuk ka asnje fluturim

4 Fluturimet e konfirmuara për datën 24 Nëntor 2020 ⠀⠀⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën Marte janë:⠀⠀

✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈️Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese. ⠀⠀Ju faleminderit për bashkëpunimin.⠀⠀Tirana International Airport