Ditëlindja e Bes Kallakut u del nga hundët të “gjithëve”, ja çfarë ndodhi dy ditë më pas me të ftuarit

739
0

Dy dite me pare humoristi Bes Kallaku festoi ditelindjen ne mbremje, ku bashke me familjaret ishin edhe disa miq mes tyre. Por të gjithë personat që ishin pjesë e ditëlindjes janë gjobitur nga policia e shtetit.

35 vjetori i aktorit bëri bashkë emra shumë të njohur të politikës, muzikës dhe artit. Mes tyre ishte dhe Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi të cilët janë miq shumë të mirë të Kallakut dhe nuk munguan dhe në përvjetorin e tij që këtë vit rezultoi me pasoja.

Pjesë e këtij festimi ishin këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre. Olsi Bylyku dhe e dashura e tij, moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kryebashkiaku i Kolonjës njëkohësisht aktori Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela të gjithë këta të cilët morën gjobën prej 3 mijë lekësh.

Xhensila Myrtezaj së bashku me prindërit dhe të afërmit e çiftit gjithashu ishin pjesmarrës. Gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë administratori i lokalit si dhe janë pezulluar nga puna edhe 6 policisë.

Të pranishmit festuan sikur s’ka ndodhur asgjë pa asnjë lloj distance me njëri-tjetrin, duke shkelur çdolloj rregulli. Kjo do të jetë gjoba e tretë për Kryemadhin, e cila ka kundërshtuar vendosjen e maskës mbrojtëse edhe pse kohet e fundit është shfaqur me të në publik.