Lajme te mira nga OBSH/ Drita në fund të tunelit është më e shndritshme..

757
0

Lajmet e mira me vaksinat që po vijnë nga dita në ditë nga kompanitë e medha të farmaceutikës duket se po kthejnë shpresën për një rikthim në normalitet nga pandemia e koronavirusit.

“Një ditë të shndritshme në fund të tunelit” i ka konsideruar këto lajme kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në konferencën e fundit për shtyp për situatën e pandemisë në botë.

“Tashmë ka shpresë të vërtetë që vaksinat, të kombinuar me masat e tjera të shëndetit publik do të kontribuojnë për t’i dhënë fund pandemisë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.