Itali/ Arrestohet këngëtarja Elsa Lila dhe boksieri i njohur

222
0

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafikun e lendeve nar kotike e përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila thuhet se mbante llogaritë e shitjeve. I përfshirë është dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Janë lëshuar 13 urdhër arreste por deri tani në pranga ka rënë vetëm 9 persona, raportojnë mediat italiane.

Emri i boksierit Titty doli edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të  të Gico della Guardia di Finanza në vitin 2015.

Banda vepronte kryesisht në zonën e Acilisë dhe merrej me trafikimin e lëndëve nar kotike te cilat pasi i blinin, i transportonin me makina dhe i fshihnin në shtëpi e garazhe derisa të dorëzoheshin.

Mediat italiane raportojnë se një dhomë të madhe në bodrum në zonën e Torrevecchia, përdorej nga grupi si magazinë.

Në kërkim është ende një shqiptar, i konsideruar si kreu i bandës së bashku me një italian. Gjatë hetimeve, u sekuestruan sasi te medha lendesh te ndryshme.