Momenti i arrestimit të Elsa Lilës (Video)

173
0

Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila, është arrestuar gjatë një operacioni kundër dr ogës në Itali.

Gazeta “La Repubblica” raporton se Lila ishte mes 13 personave në hetim, shqiptarë dhe italianë që janë vënë në pranga mëngjesin e së mërkurës në Romë.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane, roli i këngëtares së njohur ishte mbajta e llogarive për grupin mafioz.

Ndërkohë, Il Corriere della Citta ka publikuar në Youtube momentin e arrestimit të këngëtares. Para saj kalon një tjetër person i arrestuar dhe më pas Elsa Lila.

“Organizata e mposhtur italo-shqiptare dedikuar trafikut të dro gës në Romë,” – thoshte tituli i videos.