Arbër Hajdari vjen me nje emision televiziv “Historia e Fundjavës”

386
0

Themeluesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari nepermjet një postimi në facebook ka njoftuar nisjen e emisionit të ri “Historia e Fundjavës”.

Emisioni i veçantë për nga tematika dhe formati, pritet të transmetohet ne televizionin Klan dhe Klan +, duke filluar nga shtatori.

Siç bën me dije drejtuesi i fondacionit të mirënjohur, programi “Historia e Fundjavës” është një bashkëpunim me Mirela Milorin, një nga personazhet më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Për të gjithë ata që mezi po e presin startimin e këtij emisioni, ju bëjmë me dije se mund ta ndiqni në këto fasha orare: gjatë javës në 12:30 dhe të dielën në orën 20:00.

Postimi i plotë i Arbër Hajdarit:

“Në Shtator do jemi bashkë në emisionin e ri “Historia e Fundjavës”.

Një bashkëpunim me Mirela Milorin, në Tv Klan dhe Klan +. Gjatë javës në 12:30 dhe të dielën në orën 20:00.

“Bamirësia nuk të varfëron”

Fundjavë Ndryshe”.

Detaje të tjera pritet që të bëhen publike në vijim, sakaq, nga vetë emri i programit mund të vetëkuptohet që do ketë një maratonë historish të njerëzve në nevojë që nuk janë lënë në mëshirë të fatit, por janë përkrahur nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” si dhe donatorë të shumtë besnikë të tij!