Më në fund vjen një lajm i mire nga vetë OBSH-ja për pandeminë

837
0

Pas disa muajsh debate në lidhje me pandeminë e koronavirusit, për shkak dhe të mungesës së informacionit në lidhje me virusin e ri, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep më në fund një lajm të mirë.

“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në botë”. Ky eshte konkluzioni i arritur nga OBSH duke krahasuar të dhënat e rasteve të reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.

Sipas të dhënave, situata paraqitet më e përmirësuar në kontinentin amerikan. Shifrat tregojnë se nga 17-23 gushti janë regjistruar 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë jete te humbura ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.

Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.