Mjeku humb betejën me Covid, Silva Bino bën dedikim prekës: Të na falësh që nuk të shpëtuam dot..

555
0

U nda nga jeta në moshën 73 vjeçare Mjeku epidemiolog, Vilson Topulli, pasi e humbi betejën me Covid.

Lajmin për ndarjen nga jeta te mjekut e ka dhënë Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila i ka bërë dhe një dedikim të gjatë në rrjete social, ku ndërsa tregon se si është njohur me mjekun, i ka kërkuar atij falje që s’e shpëtuan dot nga Covid.

“Kjo pandemi na mori sot kolegun  tone te palodhur Vilin , Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik. Nje njeri i palodhur.  Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kontroll te saj ne ISHP.

Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore. Ne nje nga  shenimet qe shkruante gjeta: 

Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale. Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu  jone i mire.

Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty.

Ishte epidemiolog i palodhur i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite më pas një pneumoni e tillë do ti merrte jetën. Të na falësh Vili që nuk të mbrojtëm e nuk të shpëtuam dot”, shkruan Bino.