Tërmeti që goditi vendin tonë këtë shkaktoi dëme të mëdha. Jetë të humbura, qindra të lënduar, shtëpi të rrënuara
I ftuar në emisionin “Historia ime”, në Tv Klan, drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari përlotet në emision teksa flet për situatën e vendit tonë. Gjithashtu ai tregon se një qytetar i cili kishte humbur të afërmin e tij, si pasojë e tërmetit, kërkonte ndihmë për organizimin e shërbimit funeral.
Mirela Milori: Sa ditë ke pa gjumë?
Arbër Hajdari: Dita e katërt është sot.. Në fakt u trish tova pak më shumë tani, sepse mora një mesazh nga një person që ka humbur pjestarët e familjes, i cili na kërkon ndihmë për të paguar shërbimin funeral të personit që ka humbur. Dhe kjo është një situatë tepër e vështirë që nuk duhet t’i ndodhte vendit tonë. Ishim totalisht të papërgatitur. Shqipëria është një vend i varfër dhe ky tërmet e ka bërë akoma dhe më të varfër. Shumë shqiptarë janë bërë bashkë në gjithë Shqipërinë dhe në gjithë botën për t’i ardhur në ndihmë, por unë mendoj se ka nevojë për kohë që Shqipëria ta marrë veten, edhe pse organizimet janë të shumta dhe njerëzit janë të gatshëm për të ndihmuar. Por dëmet janë të shumta”.
Ndihma dhe sensibilizimi për familjet e prekura ka qenë i madh. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë bërë bashkë dhe kanë ofruar ndihmën e tyre në mënyra të ndryshme. Kjo gjë vërtetohet më së miri edhe në donacionet që mijëra njerëz janë duke bërë në llogarinë e hapur nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”. Deri më tani janë grumbulluar më shumë se 1.5 milionë dollarë. Të cilat do të përdoren për ndërtimin e shtëpive të njerëzve të prekur nga tërmetet.
“Ne që pas rënies së tërmetit, kemi angazhuar çdo vullnetar të fundjavës, edhe deri tani kemi grumbulluar rreth 1.5 milionë dollarë. Të cilat do t’i vendosim në shërbim të ndërtimit te shtëpive të njerëzve që kanë humbur banesën. Sigurisht që do bëhet një plan kombëtar që të ketë një organizim ku realisht të shkojë haku tek njerëzit”.
Gjatë emisionit, Hajdari foli edhe për abu zimet që janë bërë nga persona të caktuar me ndihmat për të prekurit e tërmetit. Ndërsa bëri thirrje që kushdo që bën donacione, t’i shkojë deri në fund e të shoh se ky ato dhurime shkojnë.